Me siguri ju kujtohet zhurma që bënë fotot e Teas dhe Beatrit rreth 3 vite më parë. Tea doli çift me Andin nga programi "Për'puthen', por në të vërtetë kishte qenë në lidhje me Beartin.
Shumë pikëpyetje pati lidhur me publikimin e këtyre fotove dhe u aludua se mund të ishin publikuar nga vetë çifti duke qenë se ishte "selfie". Lidhur me këtë ka folur së fundmi Ronaldo Sharka.
I ftuar në TAR ai tha se Tea i ka pohuar se i ka publikuar vetë fotot dhe se Andi me Beartin ishin të dy në dijeni.
"Ne përgjithësisht shumë gjëra i dimë, por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë. Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda. Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean. Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma."- u shpreh gazetari i njohur.