Edhe pak ditë na ndajnë nga festivali 'Sanremo 2023', i cili do të zhvillohet nga data 7 shkurt deri më 11 shkurt.

Më datë 10 shkurt, secili nga artistët do të performojë, me një të ftuar special, një cover të një kënge kombëtare ose ndërkombëtare të viteve '60, '70, '80 ose '90.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Anna Oxa do të performojë një cover me dj iLjard Shaba, me titullin Un'emozione da poco.

Artistët “Big” janë 22, si vitin e kaluar. Në listë përfshihen rikthime dhe garime për herë të parë, si në rastin e Lazza, LDA dhe Rosa Chemical.

Këtu është lista e plotë e garuesve të 'Sanremo 2023', siç njoftohet nga Amadeus:

-Giorgia
-Articolo 31
-Elodie
-Colapesce e Dimartino
-Ariete
-Modà
-Mara Sattei
-Leo Gassmann
-Cugini di Campagna
-Mr.Rain
-Marco Mengoni
-Anna Oxa
-Lazza
-Tananai
-Paola e Chiara
-LDA
-Madame
-Gianluca Grignani
-Rosa Chemical
-Coma Cose
-Levante
-Ultimo