Nutricionistja Diola Dosti, ka ndarë në Big Brother Vip, historinë e jetës së saj, që dikur e ka patur publike.
Diola është shfaqur dhe në ekran me ish-bashkëshortin e saj, gjinekologun e njohur nga Kosova, Dardan Baftiu.
Para lindjes së vajzës së tretë, një kërcim i tyre në sallën e operacionit u bë viral në rrjet, dhe është sërish në vëmendje.
Të ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, ata shpjeguan pse zgjodhën të kërcenin dhe ç’të mira të tjera i sjell kjo metodë nënës, përveçse qetësimit psikologjik.
“Këshillohet metoda e topit, ku merret një top plastik dhe gratë shtatzënë hidhen sipër tij vazhdimisht. Tjetër metodë më e mirë në fakt është vallëzimi. Duke bërë ulje-ngritje, nëna ndihmon fëmijën që të zbresë poshtë. Kishim gjithë pasditen që kërcenim dhe 10 minutat e fundit menduam ta regjistronim”, thotë ish bashkëshorti i saj i Diolës.
Në një nga deklaratat pas ndarjes së tyre, ai ka zbuluar se ruajnë marrëdhënie shumë të mira. "Ne mbajmë një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pavarësisht se jetët tona kanë marrë rrugë të ndryshme. Është shumë e shëndetshme për fëmijët që ne të ruajmë këtë raport. Në radhë të parë, unë mendoj mirëqënien psiko-fizike të fëmijëve”.