Dy nga kantautorët dhe artistët më të mirë shqiptarë Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj gëzojnë një raport shumë të bukur bashkë.
Njerëzit i kanë vendosur gjithnjë në një rivalitet dhe konkurrencë që në fakt për ta nuk ka ekzistuar kurrë. Por, duke u nisur nga "legjendat urbane", ata kanë vendosur që shpesh të shkëmbejnë batuta në mediat sociale.
Siç kanë bërë së fundmi. Ishte Flori ai i cili postoi dy foto të tyre, ku shihen të veshur me të njëjtën xhaketë teksa krah saj shkroi:
"Ta dhash 1 xhirro pallton për sebep jo për foto… Nxirre dorën nga xhepi i nxirë."
Më pas ka ardhur edhe përgjigja e Albanit i cili me një foto tjetër me po atë veshje ka shkruar: "Ju betohem që është e imja palltoja."
Epo, nuk thonë kot se mendjen e mëdha mendojnë njësoj. Ja dhe Albani me Florin kanë mendime e shije të njëjta te veshjet.