Arbenita Ismajli dhe Fero kanë qenë kryefjala e mediave rozë muajit e fundit mes dyshimeve se janë ndarë.
Dyshimet për ndarjen e çiftit nisën pasi Arbenita publikoi një video përmes të cilës zbuloi se ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga "screenshot-i" i Arbenitës.
Fansat vunë re më pas se Fero dhe Arbenita nuk ndiqeshin në Instagram dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. Pas kësaj, erdhi reagimi i reperit i cili u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.
“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-tha Fero.
Gjithsesi ata u shfaqën sërish bashkë para se Fero të arrestohej. Ditësh e djeshme ai është lënë i lirë pasi kreu dënimin dhe është rikthyer në mediat sociale.
Mes postimeve të tjera, reperi ka publikuar edhe mesazhin që Neymar i dërgoi Arbenitës duke treguar se ajo jo vetëm nuk i ka kthyer përgjigje por as nuk ia ka pranuar kërkesën.
Kështu ai hedh poshtë dyshimet se Neymar është bërë shkak i ndarjes apo ndonjë problemi mes tyre.