Keeping up with the… Stallones?

Aktori Sylvester Stallone ka ardhur me një tjetër projekt në ekran – këtë herë, me të gjithë familjen.

Të enjten, Paramount+  njoftoi "The Family Stallone", një reality-show që ka në qendër aktorin, gruan e tij Jennifer Flavin dhe tre vajzat e tyre: Sophia, Sistine dhe Scarlet.

Seriali me tetë pjesë do të shfaq jetën e përditshme të familjes Stallone dhe do të fokusohet në jetën e Sly si baba.

“Pasi luajti disa nga personazhet më legjendarë në historinë e kinematografisë, i nominuari tre herë për çmimin Oscar, Sylvester Stallone, është gati t'u japë kamerave akses në atë që ai do ta konsideronte si rolin më të madh të jetës së tij: të qenurit baba,” thuhet në një deklaratë për shtyp për shfaqjen.

"The Family Stallone" do të prodhohet nga MTV Entertainment Studios. "Për botën, ai është njeriu, miti dhe legjenda. Por për vajzat e tij, ai është vetëm babi”, thuhet në përshkrimin e aktorit në deklaratën për shtyp të serialit. “Në shtëpi ai është i fokusuar në ndërtimin e së ardhmes dhe rritjen e tre grave të pavarura dhe ambicioze”.


Flavin përshkruhet si "një biznesmene e zgjuar" dhe bashkëpronare e një marke mirëqenieje.

Vajza e madhe e çiftit, Sophia 26-vjeçare, "nuk ka interes të ndjekë hapat e aktrimit si babai i saj". Në vend të kësaj, ajo bashkë-organizon një podcast me motrën e saj më të vogël Sistine, 24 vjeç. Ndryshe nga motra e saj më e madhe, Sistine trashëgoi genin e aktrimit dhe "aktualisht është në xhirime e sipër në filmin e saj të parë artistik".

Ndërkohë, vajza më e re e Stallone, Scarlet, 20 vjeç, u zhvendos në banesën e saj ndërsa vazhdon Universitetin. Ajo gjithashtu shpreson të bëhet aktore pasi të luajë në serialin e ri të babait të saj, "Tulsa King".

Reality show i familjes vjen si një surprizë pasi Stallone dhe Flavin u ndanë papritur gushtin e kaluar. Ish-modelja paraqiti kërkesë për divorc nga aktori dhe u pa pa unazën e saj të martesës menjëherë pas kësaj.

Më pas, Stallone u duk se ndërmori hapa të përhershëm për të vulosur ndarjen duke mbuluar dy tatuazhe që kishte bërë për nder të gruas së tij.

Dyshja, të cilët u martuan në vitin 1997, vendosën të pajtoheshin më pak se një muaj pas ndarjes.