Stresi që kur hyri në "Big Brother VIP Kosova" u shpreh se ka hyrë me qëllimin për tu rikthyer me ish-partneren Keisin. Ai ka rrëfyer shumë prej saj, mes të tjerash edhe se vuan nga tumori duke deklaruar se "nuk e di sa do jetojë".
Ai ka kërkuar një shenjë nga ajo dhe më në fund mesazhi ka ardhur. Keisi i kishte dërguar gjatë spektaklit një video-mesazh Stresit ku i kërkonte mos ta përmendte më, aq më pak shëndetin e saj.
Keisi kërkoi privatësi nga ai dhe banorët e tjerë që e kanë përmendur teksa shtoi se me Stresin mbi lidhjen e tyre do flasin kur ai të dalë.
"Arkimed këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari do thoja se sa i përket marrëdhënies sonë kam dashur që të jetë private dhe në këtë rast akoma dua të njëjtën gjë kështu që çfarë kemi ne për të diskutuar mund ta flasim në privatësi kur ti të dalësh. Të kam parë shumë të shqetësuar dhe të kuptoj se je në një situatë që vëzhgohesh 24 orë dhe normalisht kam qenë pjesë e jetës tënde dhe do më përmendësh. Por janë disa tema që nuk dua të përmenden më. Shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të përmendet më si temë. Familja ime ndikohet, unë ndikohem. Ty dhe banorëve të tjerë dua t'ju them se nëse keni marrë një vendim për të qenë në një emision, unë nuk e kam marrë vendimin. Ndaj fokusohuni te njerëzit që janë aty dhe te vetja. Do kërkoja të respektoni privatësinë time. Kur të dalësh nga shtëpia ta tregoj unë qejfin (qesh) por deri atëherë çfarë ke për të thënë shpresoj t'i mbash për vete dhe t'i flasim kur të dalësh".