Luizi ka pushtuar baret, berberët, rrugët etj. Siç e kemi parë në mediat sociale njerëzit janë fiksuar aq shumë pas tij saqë e kanë bërë edhe tatuazh. 

Sakaq, një tregtar fruta-perimesh në Shkodër ka shkuar edhe më tej duke shfrytëzuar personazhet e “Big Brother VIP” për biznesin e tij. 

Ai i ka vënë emra frutave dhe perimeve si banania Luiz, mandarina Kiara, portokalli Efi, apo specat Tea. Çudira të kësaj natyre po shohim çdo ditë nga populli shqiptar të cilët kanë kthyer në temë kryesore të ditës së tyre Big Brother-in dhe Luizin.