Nëse nuk ndiheni gati për të nisur javën, me siguri një gabim nga këta mëposhtë mund ta keni bërë :)

Gabim 1: qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës

Fundjava konsiderohet edhe koha kur do të rikuperosh gjumin e humbur, por edhe të çlodhesh nga java e ngarkuar. Megjithatë, sa më gjatë të rrish në shtrat, aq më shumë do ta ndiesh veten të lodhur dhe të këputur gjatë ditës.

Gabim 2: nuk bën ushtrime gjatë fundjavës

“Nëse nuk zgjohesh herët në mëngjes dhe nuk bën asnjë lloj aktiviteti, cikli i përgjumjes do të vazhdojë” – thotë Stevenson.

Gabim 3: pi shumë alkool

“Alkooli është armiku numër një i gjumit”, - thotë Colon, autor i librit “The Sleep Diet”. “Ka edhe benefite që vijnë nga alkooli i moderuar, por nëse do të pish pa masë, ai e ndërpret ritmin e gjumit dhe të krijon probleme me organizmin.

Gabim 4: ha shumë para se të flesh

Pastat e së dielës janë aty dhe po të tundojnë? Të hash shumë në mbrëmje është një simptomë e sigurt për rëndesën në stomak dhe kjo ndikon drejpërdrejt në mungesën e gjumit: “Nuk do të rekomandoja të hash shumë karbohidrate në mbrëmje pikërisht për këtë arsye”, thotë Colon. Përpiqu të zvogëlosh porcionet dhe ta hash darkën rreth orës 19.00.

Gabim 5: të dielën pi kafe në orët e vona të pasdites

Nëse gjumi është çorientuar dhe shkon deri në orët e vona, kjo ndodh edhe sepse mund të pish kafe në orët e vona të së dielës. Ky është një zakon i keq, i cili të prish gjumin dhe ndikon në çrregullimin e sistemin nervor.

Gabim 6: shikon filma ose show-t e preferuar nga krevati deri në orët e vona

Sigurisht, kjo është një mënyrë e mirë për ta shfrytëzuar të dielën, por nuk mund të ndodhë për orë e orë të tëra dhe për më tepër, shtrirë në orët e vona të natës.

Gabim 7: përdor laptop-in, tablet apo smartphone para se të flesh

Gjatë gjithë ditës drita që të bie në sy nga këto pajisje teknologjike eliminon melatoninën, hormoni që i jep sinjal trurit se trupi është gati për gjumë. Kështu, të paktën një orë para se të flesh, duhet të heqësh dorë nga çdo lloj pajisje teknologjike.

Gabim 8: shpenzon të gjithë të dielën duke menduar për punët që të presin

OK, është tepër vonë: atëherë si i bëhet? Janë disa punë që duhen bërë në kohën e tyre, por e keqja jonë më e madhe është që më shumë humbasim kohë duke menduar se sa bëjmë gjërat që duhen bërë. Ashtu si java, edhe fundjava duhet organizuar në mënyrë të tillë që e hëna, e marta dhe të gjitha ditët e tjera t’i kenë punët të ndara. Organizohu pak më shumë!