"Fatos Nano, eci rëndë sikur Fatos Nano"- ka qenë refreni i muajit të fundit në makina, rrugë, bare, clube etj. Noizy tregoi edhe një herë se është ndër më të mirë në tregun shqiptar. 

Dhe pas këtij super suksesi ai do sjellë një tjetër këngë "drill". Dhe pjesë e videoklipit të saj mund të jeni edhe ju. Nëse jetoni në Milano. 

Përmes një komunikimi live në Instagram artisti ka treguar se në 13 shkurt do realizojë videoklipin dhe u ka kërkuar shqiptarëve që jetojnë në Milano të jenë në gatishmëri. 

"Dola live për të thënë diçka. Në datë 13 e kam një videoklip të madh në Milano. Një nga skenat e klipit është që fansat të grumbullohen në një pikë. Ju kisha lutur të rrini në gatishmëri sepse do ju dërgoj lokacionin ku të vini me flamura. Është një këngë drill që e filmojnë në Milano. Ju dua!"- ishte ky mesazhi i Noizyt.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)