Është zbuluar biseda e tensionuar dhe virale e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në mbrëmjen e çmimeve Grammy 2023.

Duket Lopez ishte e vetëdijshme që burri i saj fitues i Oskarit po bëhej viral për pamjen e tij "të mjerueshme" gjatë shfaqjes së çmimeve dhe reagoi për të përmirësuar shprehjet e tij të fytyrës.

"Kujdes" i tha Lopez Affleck, sipas një lexuesi të buzëve që foli për Daily Mail. “Duku më miqësor. Më i motivuar.”

"Po unë mundem" u përgjigj aktori, sipas përkthyesit.

“Jen dhe Ben u argëtuan në Grammys, por së fundmi kanë qenë të zënë me disa projekte dhe Ben ishte i lodhur. Ai donte të shkonte për të mbështetur bashkëshorten, por s’ishte në formën e zakonshme”, është shprehur një burim për Page Six.

“Jen kaloi shumë mirë dhe donte që Ben të ishte i lumtur që ishte atje, por e mirëkuptoi se çfarë po ndodhte. Jen e di që Ben është një bashkëshort fantastik dhe ata u siguruan që të kalonin një mbrëmje të bukur së bashku”.