Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do bëhen prindër për herë të dytë. Dhe këtë herë po presin një djalë.
Ditën e sotme Jonida ka konfirmuar zërat e gjinisë së bebit. Ajo ka postuar një video shumë të bukur me vajzën e saj, Emin, të cilën e pyet se çfarë ka te barku dhe ajo i thotë se është vëllai.
View this post on Instagram
Lajmin e shtatzënisë e dha vetë aktorja pak ditë më parë, gjatë transmetimit "live" të "Big Brother Kosova". Jonida zbuloi se do bëhet sërish nënë duke zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë se Jonida dhe Besniku u martuan në shtator të 2019 në një ceremoni mjaft të veçantë në Durrës. Dy vite më parë ata u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilën e kanë quajtur Emi.