
Ish-konkurrenti i "Për'puthen", Bruno Shemsho, është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe shkak është bërë një intervistë për podcastin “Opening up” të Argjend Rocit, një tjetër ish-konkurrent.
Në promon e publikuar në mediat sociale ai ka deklaruar se është në një lidhje: “Jam në një lidhje dhe jam shumë i lumtur”, tha Bruno e më pas në video vazhdon me Argjendin që pyet: "Me Efin? Kjo po që ishte një bombë.", duke dashur të kuptohet se Efi është partnerja e tij.
Sakaq, Bruno ka postuar sot në Instastory një letër romantike, kur shkruhet, “Ti më ke mua deri sa ylli i fundit në galaksi të vdes, ti me ke mua”.

Nga Efi nuk ka asnjë reagim, por skenari më i besueshëm është se Bruno po përfiton nga fama e Efit për të marrë vëmendje. Video është montuar e tillë qëllimisht dhe në transmetim me siguri do jenë dy pjesë që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Efi ka treguar se është në lidhje me një ekonomist që nuk ka lidhje me televizionin.
Kur ishin në "Për'puthen" Efi dhe Bruno kanë dalë disa herë bashkë. Por, ata e ndërprenë raportin dhe kanë pasur debate të ashpëra me njëri-tjetrin. Bruno doli nga emisioni çift me Anën, nga e cila u nda shumë shpejt.
