Modelja dhe aktorja e njohur turke, Cansu Dere, protagoniste në shumë seriale të njohur, shqetësoi fansat pasi një video në Tiktok u bë virale, ku pretendohej se ajo ishte zhdukur pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë.
Pas aludimeve që u përhapën në media, disa imazhe të fundit kanë shfaqur aktoren në një mision për mbledhjen e fondeve, për viktimat e tërmetit.
Këto foto që qarkullojnë në rrjet u vërtetojnë njerëzve se aktorja 42-vjeçare është shëndoshë e mirë.
Në media u aludua se Cansu jetonte pranë epiqendrës së tërmetit dhe aktorja, e konsideruar si një yll në kinematografinë turke dhe e njohur për seriale si “Ezel”, “Anne”, “Sadakatsiz” etj, nuk dha asnjë shenjë jete që nga tërmeti vdekjeprurës, gjë që i bëri njerëzit të mendonin se diçka mund të kishte ndodhur.