Standardet e bukurisë kanë evoluar gjatë historisë dhe nëpër kultura të ndryshme.
Megjithatë, ka disa ideale jorealiste që vazhdojnë në shoqërinë tonë moderne që mund të ndikojnë në shëndetin mendor të njerëzve, veçanërisht në atë të moshave të reja.
Duke qenë se ne nuk besojmë në këto përkufizime të ngushta të bukurisë, në këtë artikull, ne kemi dashur të përmendim disa 'stadarde' që duhet të mbeten në të kaluarën.
1. Make up
Ndërsa mbajtja e grimit duhet të jetë zgjedhja e çdo gruaje, duhet të jetë e pranueshme edhe mosmbajtja e tij, qoftë edhe në ngjarje të rëndësishme.
2. Mbulimi i strijave
Ka shumë shkaqe për strijat, por diçka që është e rëndësishme të sqarohet është se ato janë normale dhe rreth 50% deri në 90% e grave i kanë ato. Këto shenja nuk janë të dëmshme për shëndetin tuaj dhe asgjë nuk do t'ju ndodhë nëse vendosni t'i shfaqni ato.
3. Ndiheni keq për të qenë shumë e gjatë ose shumë e shkurtër.
Aktorja Gwendoline Christie tha në një intervistë, "Më kanë thënë, thjesht sepse isha një grua e gjatë me pamje disi të pazakontë, nuk do të punoja kurrë në ekran," Fatmirësisht, Christie nuk i dëgjoi komentet negative dhe mori rolin e saj të parë të madh si Brienne of Tarth në Game of Thrones.
4. Të mos kesh asnjë rrudhë
Nga rrudhat kanë frikë shumë njerëz, sepse është një nga shenjat më të dukshme të plakjes. Ka shumë faktorë që mund të kontribuojnë në pamjen e tyre, si, për shembull, shprehjet e fytyrës.
Por ta pranojmë që janë një pjesë e rëndësishme e shprehisë sonë të fytyrës.
5. Të kesh një hundë të vogël
Një tjetër trend bukurie që mendojmë se po përjetëson standarde të pamundura bukurie është dëshira për të pasur një hundë të vogël. Disa njerëz zgjedhin përdorimin e teknikave të grimit dhe konturit për të arritur një hundë më të hollë, por ka disa njerëz që janë të gatshëm të bëjnë një operacion për të pasur një hundë që i përshtatet këtyre standardeve.
Në fund të fundit, nëse dikush dëshiron të bëjë një operacion estetik, i takon atij personi të vendosë se çfarë është më e mira për të, dhe ne gjithashtu duhet të jemi në gjendje të përqafojmë dallimet tona.
6. Të kesh një trup të lakuar
Gratë vijnë në të gjitha format dhe madhësitë dhe askush nuk duhet të na thotë se si të dukemi apo çfarë të ndryshojmë.
7. Të mos kesh faqe 'buçko'
Kohët e fundit, është folur shumë për faqet e holla dhe nofullat e theksuara dhe çfarë mund të bëjnë të famshmit për të arritur një pamje të tillë. Kjo mund t'i bëjë njerëzit që duan të duken si yje të famshëm të durojnë procedura të rrezikshme kozmetike. Trajtimi i trupave tanë si tendencat e modës mund t'i dëmtojë ata më vonë, dhe përpara se të angazhohemi për një trajtim ose procedurë kirurgjikale, duhet të vlerësojmë rreziqet që vijnë me të.