Sabiani ka reaguar për herë të parë pas afrimitetit mes Kristit dhe Keisit në "Big Brother VIP".

Këngëtari kohë më parë shprehej se nuk ishte shumë entuziast mbi pjesëmarrjen e saj në reality-show dhe një arsye ishte lidhja që mund të krijonte.

Por, Keisi jo vetëm që mori pjesë këtë vit por edhe ka dhënë shenjat e para të një romancë me Kristin. Edhe pse puthja mungon, dyshja janë shumë të afërt madje edhe flenë bashkë.

Edhe pse nuk ka folur drejtpërdrejtë për raportin e tyre, Sabiani ka publikuar një video në TikTok shkëputur nga një intervistë e vjetër me Ermal Mamaqin ku flasin pikërisht për lidhjet e Keisit. "Se mos e lë vajzën beqare?"- i thotë Ermali, teksa Sabiani përgjigjet: "Jo, e ka vetë në dorë. Babi nuk e kushtëzon për asgjë. Vetëm zorraxhinj nuk dua në shtëpi".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista | CLASS | MAGAZINE (@revistaclass_)