Princit Harry dhe gruas së tij Meghan i është kërkuar të lirojnë Frogmore Cottage, shtëpinë brenda territorit të Kështjellës Windsor të Mbretit Charles që ata përdorin kur janë në Britani, tha një zëdhënës i çiftit të mërkurën.
Më herët, gazeta Sun raportoi se shtëpia i ishte ofruar nga monarku vëllait të tij, Princit Andrew.
Vendimi i Charles vjen pas zbulimeve të bujshme të çiftit për babain e Harry-t, vëllain e tij të madh Princin William dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në kujtimet e tij të fundit, një dokumentar Netflix dhe një seri intervistash televizive.
“Mund të konfirmojmë se Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it i është kërkuar të lirojnë rezidencën e tyre në Frogmore Cottage”, tha një zëdhënës i Harry dhe Meghan.
Buckingham Palace tha se nuk do të komentonte mbi raportin. Një burim mbretëror tha se çdo diskutim i tillë do të ishte një çështje private familjare.
Harry dhe Meghan u zhvendosën në Frogmore Cottage brenda territorit të pronës Windsor Castle në perëndim të Londrës pas martesës së tyre në 2018.