Që prej vitit 2004, 6 Marsi është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Logopedisë që ka si objektiv kryesor dhënien e informacionit dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e terapisë logopedike .

Kjo ditë është e rëndësishme për ndërgjegjësimin publik mbi çrregullimet e komunikimit, efektet e tij mbi shëndetin human, të drejtat e pacientëve me këto vështirësi si dhe informimi mbi format dhe strukturat që ju vijnë atyre në ndihmë.

Logopedia Gentjana Sinaj tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se ka prindër që i sjellin fëmijët për vizitë që 18 muajsh.

“Ka dhe prindër që e sjellin fëmijën që në moshën 18 muajsh. Në moshën 18 muajsh, sigurisht do të duhej të shpërthente fjala e parë, gati-gati edhe struktura e fjalisë me dy përbërës. Është më i rëndësishëm parandalimi, se kurimi,” – sqaroi Sinaj e cila theksoi se është thelbësore konsulta me një logoped që në momentin e parë që fëmija do të duhej të niste të fliste.

Që prej vitit 2004, 6 Marsi është përcaktuar si Dita Ndërkombëtare e Logopedisë që ka si objektiv kryesor dhënien e informacionit dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e terapisë logopedike.