Quhet "Sindroma e vajzës me fat" dhe është trendi i ri që po përhapet në TikTok. Kjo sindromë ka në bazë idenë se mjafton të bindësh veten se je me fat që t'i bësh gjërat të shkojnë në mënyrën e duhur dhe të marrësh gjithçka që dëshiron.

Vajzat tregojnë në rrjetet sociale se sa me fat janë dhe sa mirë po shkon gjithçka për to. "Sindroma e vajzës me fat" është një trend i vërtetë që po përhapet në TikTok prej disa kohësh.

Një nga TikTokers-et e para që nisi trendin ishte Laura Galebe: ajo publikoi një video në fund të vitit duke thënë se, në mënyrë që gjërat të shkonin mirë në vitin 2023, duhet të bindesh veten se ishe "vajza me fat". Dhe nisi hashtagun #luckygirlssyndrome.


Pra, çfarë është saktësisht sindroma e vajzës me fat?

"Për disa, kjo është një praktikë fuqizuese që ju lejon të realizoni ëndrrat tuaja duke përsëritur pohime të përditshme të tilla si "çdo gjë po shkon mirë" - shpjegoi Lisa Quinn, autore, moderatore dhe "life coache” (trajner/strategjist jete) për Harper's Bazaar - "Për të tjerët, përkundrazi, është një veprim jo gjithëpërfshirës: leksion, një trend toksik i përhapur në mediat sociale që prek vajzat e pasura që nuk i marrin parasysh privilegjet e tyre".

Sipas saj, popullariteti i këtij trendi vjen për shkak të thjeshtësisë së tij. Përsëritja e frazave të tilla si "Gjërat më shkojnë gjithmonë mirë" është një ushtrim i shpejtë dhe i thjeshtë për t'u praktikuar. Për të mos përmendur që ajo ofron iluzionin e të qenit përgjegjës për fatin e vet.

Si funksionon të menduarit pozitivsht

Megjithëse sindroma e vajzës me fat është e fokusuar kryesisht, siç sugjeron emri, në konceptin e 'fatit', mund të shihet si një lloj ushtrimi në të menduarit pozitivisht dhe nga ky këndvështrim - shpjegon Lisa Quinn përsëri për Herper's Bazaar - mund të interpretohet gjithashtu si një përpjekje për të mos rënë në grackën e negativitetit, viktimë e së cilit mendja jonë është shpesh.

"Autorja më e shitur dhe trajnerja motivuese e New York Times, Mel Robbins, përdor një metaforë të shkëlqyer që unë mendoj se është e dobishme" - thekson përsëri ekspertja -  "Ajo thotë se mentaliteti ynë është si një palë syze dielli përmes të cilave ne shohim botën. Dhe mënyra se si e shohim botën mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si sillemi dhe për rrjedhojë në veprimet që ndërmarrim".

Pse sindroma e vajzës me fat është një shembull i pozitivitetit toksik?

Megjithatë, sindroma e vajzës me fat mund të kuptohet gjithashtu si një shembull i pozitivitetit toksik, një prirje që shumë ekspertë e kanë paralajmëruar për disa kohë. Në fakt, është një qëndrim që nuk merr parasysh shumë faktorë, siç është fakti që ka njerëz më të privilegjuar se të tjerët. Jo vetëm kaq, por është një mënyrë e të menduarit që nuk lë vend për ndjenjat dhe emocionet negative që janë në mënyrë të pashmangshme pjesë e jetës.

Përpjekja për të injoruar ndjenjat negative mund të funksionojë në një afat të shkurtër, nënvizon ekspertja, por në planin afatgjatë nuk funksionon sepse ato ndjenja do të përsëriten.

Alyx Gorman, gazetare e Guardian, nënvizon një tjetër aspekt negativ dhe potencialisht toksik të Sindromës së Vajzave me Fat, fajësimin e viktimës. Në fakt, nëse e bindni veten se jeni me fat dhe e meritoni të realizoni dëshirat tuaja dhe kjo nuk ndodh, ju mund ta fajësoni veten për ato që shihen si mangësi personale, por që në realitet nuk janë.

Përsëritja e një pohimi nuk mjafton.

Ka shumë prova që tregojnë gjithashtu se vetëm të menduarit pozitivisht ka kufij. Ndërsa nga njëra anë supozimi i një mentaliteti pozitiv mund t'ju ndihmojë të ndërmerrni veprime që mund të përmirësojnë jetën tuaj, nga ana tjetër është thelbësore të dini se ky lloj qëndrimi sigurisht nuk mjafton për të marrë gjithçka që dëshironi.

Një alternativë? Strategjia WOOP

Në këtë drejtim, trajnerha sugjeron një qasje tjetër, të mbështetur nga studime shkencore: e ashtuquajtura strategji WOOP, një akronim për Wish(Dëshirë), Outcome(Rezultat), Obstacle (Pengesë) dhe Plan (Plan). Në fakt, është një strategji mendore që mund të jetë e dobishme për arritjen e qëllimeve të dikujt, por e cila, ndryshe nga të menduarit pozitivisht, merr parasysh edhe ata faktorë që mund të pengojnë disi realizimin e dëshirave.

"Është një ide e profesores gjermane Gabriele Oettingen e cila studioi të menduarit pozitivisht dhe zbuloi se ne marrim rezultate shumë më të mira nëse parashikojmë se çfarë mund të shkojë keq" - shpjegon trajnerja- "Qasja WOOP ju inkurajon të ëndërroni, të mendoni me qëllim për atë që dëshironi dhe cili do të ishte rezultati, por edhe të mendoni se çfarë mund t'ju pengojë dhe më pas të planifikoni një strategji në përputhje me rrethanat".


Si përfundim, a mund të funksionojë Sindroma e vajzës me fat?

"Është e qartë se mijëra gra në mediat sociale mendojnë se kjo po funksionon për to," përfundon Lisa Quinn. "Unë nuk do t'i them askujt që të ndalojë së praktikuari këtë strategji nëse mendon se po funksionon. Megjithatë, unë gjithashtu mendoj se Sindroma e vajzave me fat ka disa aspekte negative dhe derisa të bëhet një studim solid shkencor mbi këtë teori, ne nuk do të jemi në gjendje të japim një përgjigje."