Është e frikshme se sa pushtet dhe ndikim kanë mediat sociale. Këtë e kupton dhe me një shembull të thjeshtë si ai i fabulës që është krijuar në rrjet për Jorin dhe Luizin.
Edhe pse për disa veprimet e tyre janë normale miqësore, shumë të tjerë kanë krijuar një fabul pëlqimi duke aluduar se mes tyre ka tërheqeje, madje duke shpresuar që kjo të ndodhë. Në një kohë kur sjelljet e Kiarës karshi Luizit kanë ngritur shumë pikëpyetje.
Ka edhe nga ata që mendojnë se Jori ka hyrë me qëllimin për tu futur mes çiftit. Duke folur rreth kësaj, mikesha e Jorit, Beniada Nishani tha te "Procesi sportiv" se Jori nuk ka asnjë qëllim “të trazojë” Luizin, apo marrëdhënien e tij me Kiarën.
“Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha “Ky trëndafil ka aromën e Kiarës”, tani se çfarë po bën, nuk e di. Unë nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, që të “trullosë” Luizin. Koha do ta tregojë se është një vajzë shumë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”– tha Beniada.