Një 13-vjeçar ka rënë nga ballkoni i banesës së tij në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur në rreth orës 05:15 të mëngjesit të së mërkurës në lagjen “Emin Matraxhiu”.
Fatkeqësisht i mituri i cili vuante nga somnambulizmi ka humbur jetën. 13-vjeçari ka qenë vetëm në banesë, kur përgjumësh ka ecur drejt ballkonit dhe është rrëzuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Një njeri somnambul është në gjendje të kryejë disa veprime, por më e zakonshmja është ecja.
Simptomat e somnambulizmit variojnë që nga të qëndruarit ulur në shtrat dhe ecja nëpër shtëpi, apo edhe largimi nga banesa, e deri tek të dhënia makinës me distanca të largëta.
Ekziston një koncept i gabuar gjerësisht se një njeri që ecën në gjumë nuk duhet zgjuar. Në fakt, sipas ekspertëve, kjo është totalisht e gabuar, pasi mos zgjimi i personit në fjalë mund të jetë tepër i rrezikshëm.