Merita Halili ka bërë një rrëfim të veçantë dhe ekskluziv përpara gazetarëve më të vegjël në Shqipëri, të cilët i kanë bërë pyetjet unike.

Ndërkohë, ajo që ra më shumë në sy ishte pyetja nëse e quan veten të fortë, meqenëse ka dhe pesë vëllezër.

“Ndihem shumë krenare që e kam kaluar detin 10 ballë, por ajo që më dhemb më shumë është malli që kam për vendin tim. Jeta në Amerikë është e vështirë, por ja kemi dalë bashkë me bashkëshortin tim Raifin.”

Ndërkohë që këngëtarja e famshme ka ndarë disa detaje mbi jetën karrierën dhe suksesin e saj, nuk e ka kursyer edhe një mesazh për të gjithë fëmijët.

Ajo u fokusua tek teknologjia që është bërë pjesë e jetës së fëmijëve, për t’i këshilluar të gjithë prindërit që t’i lënë të komunikojnë më shumë.

Do kisha dëshirë që këto fëmijë të flasin më shumë, të komunikojnë, të lexojnë, sepse teknologjia nuk do t’i bëj mirë në mënyrë të tepruar.”