Rezulton se vajzat janë shumë më të lumtura duke mos e vënë një unazë në gisht, sesa djemtë.

Një studim i ri, zbuloi se 61% e grave britanike në thelb ndihen fantastike me të qenit beqare, ndërsa vetëm 49% e burrave ndihen në të njëjtën mënyrë.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë beqare nuk po kërkojnë të ndryshojnë statusin e tyre të marrëdhënies; 75 për qind thanë se nuk kishin kërkuar për partnerë vitin e kaluar.

Arsyeja pse gratë nuk duan të kenë një partner mund të jetë e thjeshtë: Marrëdhëniet janë një punë e vështirë. Një ekspert tha se kërkon shumë më tepër përpjekje nga një grua në një marrëdhënie heteroseksuale sesa nga partneri mashkull.

Gratë shpenzojnë më shumë për detyrat e shtëpisë sesa burrat dhe mendoj se ato gjithashtu bëjnë më shumë punë emocionale.- Dr. Emily Grundy, Univesity of Essex

Duke shpenzuar më shumë kohë dhe para në kurimin  e pamjes së tyre dhe duke u përpjekur shumë më shumë në zgjidhjen e problemeve në çift, të jesh në një lidhje heteroseksuale për vajzat rezulton shumë më e lodhshme.

Në fund të ditës, ato janë thjesht më të lumtura që janë vetëm. E kanë shumë më të lehtë për t'u socializuar dhe dinë si të kalojnë kohë të mirë mes miqsh. Janë të lumtura ashtu, të pavarura, duke e organizuar kohën e tyre si duan ato, pa u varur nga askush tjetër.