Paga mesatare mujore në Shqipëri ka pësuar rritje në muajt e fundit të vitit 2022.
Sipas të dhënave të Instat paga mesatare mujore bruto kapi vlerën mbi 66 mijë lekë, duke shënuar nivelin më të lartë historik, me rritje 10.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Personat që punojnë në sektorin financiar vijojnë të jenë më të mirëpaguarit në vend. Në tremujorin e fundit të vitit 2022, paga mesatare në këtë sektor arriti në 142 mijë lekë, me një rritje prej 16.4% krahasuar me një vit më parë.
Institucionet financiare kanë rritur pagat për punonjësit e tyre për shkak të inflacionit të lartë që përfshiu vendin, por edhe si pasojë e mungesës së profesionistëve.
Pas sektorit financiar edhe ai i komunikacionit rezulton me pagesa të larta për punonjësit të cilët marin mestarisht 103.5 mijë lekë në muaj ose rreth 14% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Sektori i bujqësisë dhe ai i ndërtimit renditen të fundit përsa i përket nivelit të pagave përkatësisht me 42.4 mijë lekë në muaj dhe 51 mijë lekë. Por edhe në këto dy sektorë dy muajt e fundit pagesat janë rritur.