Ditën e sotme, të martën e 14-marsit la nisur pelegrinazhi në kishën e "Shna Ndout" në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.
E po sot është shënuar një rast tragjik pasi ka humbur jetën një besimtare. E moshuara është dërguar për në spitalin e Traumës me autoambulancën e Laçit pasi ka marrë plagë të rënda. Mirëpo, për fat të keq ajo ka ndërruar jetë rrugës për spital.
Dyshohet se 70-vjeçarja u rrëzua teksa ishte në pelegrinazhin e kishës, në momentin që po ndizte një qiri. Ndërkohë, ende nuk duhen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.