Mesazhet për banorët e Big Brother nga fansa apo njerëz të afërm, kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme.
Së fundmi Anabel na ka shuar një kuriozitet në lidhje me çmimin e këtyre mesazheve. Nëse keni në mendje t'i shprehni dashurinë Luizit do të kushtojë 20 euro, pasi nëse dërgon një zemër, duhet të paguash 20 euro. Shishja e shampanjës ka çmimin 50 euro. Një gotë verë kushton 10 euro.
Kurora dhe luani janë dy emoji-t më të shtrenjtë, përkatësisht 100 dhe 199 euro.
Pavarësisht çmimit, jo të gjitha mesazhet lexohen, sqaron “Big Brother”, ndërsa mesazhet që përmendin informacione nga jashtë ose detaje që ndikojnë në lojë, redaktohen ose nuk shfaqen.