Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi sot hetimin për disa punonjës policie të komisariatit numër 1, që në grupin e tyre të punës talleshin me foton e një vajzë të mitur, e cila ishte larguar nga familja. Dosja.al shkruan se ka nisur menjëherë hetimi për Rustem Dervishin, Petrit Halan, dhe Ina Nukën, e cila në vitin 2018 është dekoruar me “Medaljen e Nderit” nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.
Dekorimi i saj u bë pasi në protestën e opozitës të 22 nëntorit të 2018 në zonën e Astirit, efektivja e forcave "Shqiponja" u plagos në dorë dhe fytyrë me një kapsollë. Nga shpërthimi i mjetit piroteknik ajo humbi një gisht, por nuk pësoi dëmtime të tjera për mjekim në Turqi, ndërsa më pas u kthye për t'u bërë sërish pjesë e Policisë së Shtetit.