Që në fillimet e tyre në "Al-Pazar" Romeo dhe Donald Veshajn i kemi parë gjithmonë bashkë. Me "3shat", "Më lër të flas", koncerte e projekte muzikore.

Po, e vetmja herë kur u ndanë siç e pranuan edhe vetë ishte kur Donaldi mori pjesë në "Big Brother VIP". Pas formatit ata sollën "Më lër të flas" me 2 sezone. Por në sezonin e 3 të emisionit, Donaldi nuk do jetë.

Këtë e ka zbuluar Romeo sot në promon e emisionit ku shfaqet vetëm. "Zonja dhe zotërinj, "Më lër të flas", nis së shpejti në "Top Channel". Do jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri vetëm punë prishte. Pra, "Më lër të flas" vetëm me mua Romeo Veshaj, autor, moderator dhe regjisor"- thotë Romeo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Kështu na ka bërë të mendojmë se Donaldi po largohet nga ekrani, ndoshta përkohësisht. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por Donaldi na ka treguar në mediat sociale se po fokusohet te arkitektura dhe interior design. Ndoshta do të fokusohet vetëm në këtë fushë.