A do të marrin pjesë Princi Harry dhe Meghan Markle në kurorëzimin e mbretit Charles III?

Ndërsa përgjigja është ende e paqartë, Oprah Winfrey ndau së fundmi mendimet e saj mbi këtë temë.

"Unë mendoj se ata duhet të bëjnë atë që ata mendojnë se është më e mira për ta dhe për familjen e tyre. Kjo është ajo që mendoj unë," tha ajo në CBS Mornings. "Kjo është ajo që vlen në fund të fundit. Çfarë mendoni se është gjëja e duhur për ju?"

Megjithatë, Oprah – e cila bëri një intervistë me Harry dhe Meghan në vitin 2021 në lidhje me vendimin e tyre për t’u tërhequr si anëtarë të familjes mbretërore – vuri në dukje se Duka dhe Dukesha e Sussex-it nuk kanë kërkuar këshillën e saj për këtë çështje.

Ata nuk kanë kërkuar mendimin tim”, shtoi ajo. "Jo, ata nuk e kanë bërë këtë gjë."

Në fillim të këtij muaji, një zëdhënës i Harry-t dhe Meghan-it i tha Associated Press se çifti mori "ftesë me email" nga zyra e mbretit në lidhje me kurorëzimin e tij në maj. Megjithatë, zëdhënësi shtoi, "Një vendim i menjëhershëm nëse Duka dhe Dukesha do të marrin pjesë nuk do të zbulohet nga ne në këtë moment."

Harry-i cili ka djalin Archie Harrison, 3 vjeç dhe vajzën Lilibet "Lili" Diana, 21 muajshe, me Meghan- gjithashtu adresoi nëse ai do të marrë pjesë në ngjarje gjatë një intervistë në janar me ITV.

"Ka shumë gjëra që mund të ndodhin nga tani në atë kohë," tha duka. "Por, e dini, dera është gjithmonë e hapur. Topi është në fushën e tyre. Ka shumë për të diskutuar dhe unë me të vërtetë shpresoj se ata janë të gatshëm të ulen dhe të flasin për këtë."