E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ishte Dalina Buzi.
Në një rrëfim ekskluziv, ku iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve të vegjël, Dalina tregoi nëse është një shefe e rreptë apo e ëmbël si sheqeri.
"Unë jam e rreptë me ata që gjejnë justifikime. Duhet të dish filozofinë time, sepse intervistat e mia janë pak të çuditshme.”-tha ajo.
Gjithashtu, Dalina tregoi për fëmijërinë dhe pasionin për regjinë.
“Kur isha e vogël flisja me zë të lartë, bëja filma me veten, sepse doja të bëhesha regjisore. Shpeshherë rrija afër detit kur shkoja me vetëm dhe bëja dialog në mendjen time. Flisja shumë me veten dhe mendoja me veten time. Nëse shikoni fëmijët duke folur me veten, mos i ndaloni. Është një moment reflektimi për ta”, tha Buzi.
E pyetur se çfarë i kanë mësuar vajzat, Dalina nënvizoi 3 mësime:
"Më mësojnë shumë gjëra. Kur lindi goca ime e madhe, aty kupton se ka diçka të jashtëzakonshme. E dyta, më mësoi se nuk ka diell më të madh. Dhe më kanë mësuar se nuk jam me aq humor sa mendoj dhe aq e zgjuar sa mendoj. Më mbajnë me këmbë në tokë."- tha ajo.
Sakaq, ajo ndau edhe një histori të veçantë për emrin e vajzës së saj të madhe.
"Klarisës, vajzës sime të madhe, ia ka vendosur emrin Vera Grabocka me Timo Fllokon. Dhe do jetë një pjesë që ne do e ruajmë gjithmonë."- zbuloi Dalina.