Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit pasi janë përfolur për një ndarje a krisje në marrëdhënie. 

Këto aludime nisën nga Instagrami, pasi Dafina fillimisht publikoi një status ku shkruante "Bosh". E më pas ndjekësit vunë re se ajo dhe Geek nuk ndiqeshin më dhe kishin fshirë fotot me njëri-tjetrin. 

Mirëpo, pas disa orësh çifti nisi sërish të ndiqet në Instagram. Megjithatë ata nuk i kanë rikthyer më fotot së bashku. 

E kur për raportin e tyre personal nuk e kemi një përgjigje, ai profesionali vijon si më parë. Geek dhe Dafina janë shfaqur bashkë në koncerte, duke hedhur poshtë aludimet për krisje.

 

Megjithatë, nëse e kanë kaluar çdo gjë vetëm në këtë nivel dhe kanë ndërprerë lidhjen, apo thjesht kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami, këtë nuk dimë ta themi.