Një aksident tragjik ka ndodhur në Belgjikë ku është përfshirë një autobus që po transportonte një grup hebrenjsh për në Londër. Autobusi ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar 1 viktimë dhe 16 persona të plagosur mes të cilëve një 15-vjeçar i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit të së dielës në qytetin verior të Antwerp. Viktima e aksidentit është drejtuesi i autobusit.   

I ndjeri nuk arriti të ndalonte pasi goditi një BMW dhe vazhdoi të ecte me shpejtësi përpara se të humbiste kontrollin e timonit ndërsa tentoi të hynte në unazë. Më pas autobusi goditi shtyllën e tramvajit dhe u përmbys anash, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shoferit dhe plagosjen e 16 të tjerëve.