Alarm i rremë: Nuk ka ndarje të binjakëve Veshaj.

Mungesa e Donaldit në spotin e parë të "Më lër të flas" nuk ishte as largim nga ekrani, as rikthim në Big Brother VIP, as ndonjë projekt i ri...por një lëvizje marketingu për emisionim e tyre.

E gjithë zhurma filloi pasi 3 ditë më parë Romeo lajmëroi fillimin e sezonit të 3 të emisionit, dhe në spot Donaldi mungonte. "Zonja dhe zotërinj, "Më lër të flas", nis së shpejti në "Top Channel". Do jemi bashkë këtë sezon sepse ai tjetri vetëm punë prishte. Pra, "Më lër të flas" vetëm me mua Romeo Veshaj, autor, moderator dhe regjisor"- tha Romeo në promo. Kjo u mbështet më pas edhe në postime nga Bora Zemani, Sara Hoxha, e vetë Donaldi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)


Megjithatë, ata kanë publikuar tanimë spotin e plotë ku shfaqet edhe Donaldi duke shuar çdo dyshim.