Ilda Bejleri ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka rrëfyer detaje mbi jetën e saj personale. 

E pyetur nga moderatorja Alketa Vejsiu mbi planet për martesë, gazetarja tha: 

Nuk jam e martuar. Bashkëjetojmë, kemi dhe Sienën së bashku. Për mua martesa nuk është e rëndësishme. E rëndësishme për mua është të jesh mirë me partnerin, të ndiheni mirë bashkë. Unë e kam veshur edhe kot fustanin e martesës, kështu që për mua nuk është ndonjë gjë e madhe.” 

Sakaq, Ilda nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarëve te vegjël, në të cilat nuk mungojn as përgjigjia me humor nga moderatorja. 

E pyetur se si e gëzon burri, ajo tha: "Më ka bërë Sienën, s’ka lumturi më të madhe." 

Po ajo si e gëzon burrin? 

"Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta.Nuk do i themi të gjitha këtu."- tha Ilda.