Një nga pyetjet për të cilën të gjithë janë kurioz kur bëhet fjalë për jetën private të Ilda Bejlerit lidhet pikërisht me familjen e saj.
E ftuar në Piter Pan, gazeterja rrëfeu nëse ka në plan të bëj një fëmijë të dytë, pas vogëlushes 8-muajshe.
“Tani që bëre vajzën, a do kthehesh në televizion apo do të bësh një çun?”-u pyet ajo.
Ilda u përgjigj duke thënë: “Tani që bëra vajzën, do shijoj vajzën. Pastaj, çfarë të jetë e shkruar.”