Pas 90 ditësh, sot do të jepet rezultati i nominimit më të fortë brenda shtëpisë së BBV2, një nomimin 'kok më kok' midis Oltës dhe Kiarës.

Nga njëra anë Olta cilësohet si një nga lojtaret më të forta dhe nga ana tjetër Kiara është në qendër të vemendjes përmes romancës me Luizin.

Gjërat u komplikuan pas deklaratës së Luizit i cili u vetëshpall në nominim, duke nxitur fansat e tij të votonin për qëndrimin e Kiarës në shtëpi, duke theksuar disa herë që nëse Kiara do të eliminohej, ai do të dalë nga shtëpia. Por duket se Kiara i ka ndryshuar mendim, duke e bindur që ai duhet ta vazhdojë lojën deri në fund.

Njerëzit në rrjet janë ndarë në dy grupe për nominimin e sotëm, në këtë mënyrë nuk mund të mungojë një sondazh, rezultatin e së cilit do e japim pak para vendimit.

Poll