Harry Styles duket se e ka lënë pas romancën e tij me Olivia Wilde, pasi ai u pa duke puthur me pasion Emily Ratajkowski në rrugët e Tokios.

Në video Harry qëndron duke biseduar me Emily - e cila ndan djalin Sylvester Apollo Bear, dy vjeç, me ish-bashkëshortin Sebastian Bear-McClard, në kryeqytetin japonez.

Dyshja u panë duke u puthur me epsh me njëri-tjetrin teksa qëndronin përkrah një furgoni e ndërsa strehoheshin nga shiu nën një ombrellë.

Dukej sikur nuk u interesonte se kush i shihte ndërsa ishin tërësisht të ekspozuar.

Harry aktualisht po performon në Japoni si pjesë e turit së tij të quajtur Love On Tour të koncerteve në mbarë botën.

Emily muajt e fundit ishte lidhur me Pete Davidson. Ajo bëri kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj, producenti i filmit, Sebastian Bear-McClard në shtator.

Ndërkohë, Harry dhe aktorja Olivia, 39 vjeç, i ndan rrugët e tyre në nëntor pasi zbuluan se kishin 'prioritete të ndryshme që po i mbajnë të ndarë'.