Kiara Tito, një emër që la gjurmë në këtë format, përmes romancës dhe dinamikave të saj. E ftuar në Fun Club ajo i është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta nga publiku.
Ndjesitë e para pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip:
Një moment që nuk do e harroj kurrë është ai i dasmës, që do ta përjetoj sa herë ta shoh me miliona herë siç e kam ndjerë atë ditë. Është shumë e vështirë tani dalja ime para kohe sepse kam 90 ditë që bashkëjetoj me personin e zemrës. Tani ndjehem sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit.
A është bërë pishman që e ka fokusuar lojën rreth Luizit?
Nuk bëhem aspak pishman që e kam fokusuar lojën time te Luizi. Nuk bëhem pishman për qëndrimet që kam mbajtur gjatë qëndrimit në shtëpi. Më falni për momentet kur dukej sikur bëhej gjëma për një “x” situatë. Më besoni që ka qenë vetëm presioni. Diskutime çiftesh kemi të gjithë dhe do doja të shikoja se ai debatojnë të tjerët në shtëpitë e tyre. Është një gjë normale të debatosh dhe t’i kërkosh llogari partnerit tënd, për gjërat që ti nuk je dakord. Kemi debatuar dhe pas 5 minutash jemi shtrirë dhe më pas jemi puthur.
Po për Butrint Imerin...?
Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht. Është rikthyer nga njerëz të tjerë, siç rikthehet nga çdo person kur ka vëmendje dhe nuk më vjen mirë që ta diskutoj fare. Më bëhet qejfi që e kam patur mbështetjen e tij, okej.
Si e ka pritur popullaritetin e Luizit jashtë shtëpisë?
Nuk e dija që Luizi kishte arritur këto lloj përmasash, por pak ma merrte mendja sepse kemi patur disa indicie të vogla, dronë, por jo në këto lloj nivelesh. Më bëhet shumë qejfi që ka arritur këto përmasa dhe kanë arritur ta kuptojnë se çfarë njeriu është ai. Ai e meriton gjithë pozitivitetin dhe mbështetjen që ka.
A e ka vënë varësen e Luizit?
Unë nuk e heq kurrë këtë, edhe kur është dukur se e kam hequr e kam patur gjithmonë këtu.
Po për ngacmimet me Kristin, çfarë mendon?
O Zot çfarë dramash. Është qesharake mënyra se si vijnë reagimet pas një situate të tillë. Shumë banorë mund të kenë patur momente të tilla dhe janë anashkaluar, Kristi është si vëlla i vogël.
Kiara ka dhe një përgjigje për kritikat për 'llullën':
Ishte një mënyrë përmes së cilës shkarkoja stresin dhe ankthin që ndjeja. Por e kuptoj që e kam tepruar dhe ishte një gabim...