Ndërsa “xhelozia” përdoret shpesh si sinonim i “zilisë”, ato janë në fakt emocione të ndryshme. Zilia ka të bëjë me dëshirën për të pasur atë që dikush tjetër e ka. Ndërkohë, xhelozia ka të bëjë me frikës e humbjes së asaj që ke (për shembull dashurisë apo vëmendjes së një personi).
Të dyja rastet, edhe në mënyrë të pavetdijshme, bëhën pjesë e përditshmërisë sonë, në marrëdhëniet e ndryshme që kemi.
Padyshim që jeni ndjerë një herë të vetme ziliqare pë mikeshën e tuaj e cila mund të ketë udhëtuar më shumë, ndërkohë që ty të është dashur të jesh në punë. Apo dhe me partnerin mund të lindin zilitë për arritjet që ka njëri apo tjetri.
Problemi fillon kur ky emocion kthehet në një faktor toksik në marrëdhënie, duke e rrezikuar atë.
Atëherë, çfarë të bëjmë kur këto emocione toksike kërcënojnë ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj romantike, miqësinë apo marrëdhënien familjare? Ja disa strategji se si mund të përballeni me problemet që keni me zilinë apo xhelozinë.
Frenohuni nga veprimet prej xhelozisë apo zilisë suaj
Shumë nga ne e kanë zakon të veprojnë ashtu siç ndihen. Ne buzëqeshim kur ndihemi të lumtur, dhe jo kur jemi të trishtuar, të irrituar ose të zemëruar. Sigurisht, ne ndonjëherë e maskojmë mënyrën se si ndihemi. Edhe nëse u ndatë nga e dashura juaj një natë para një interviste të rëndësishme pune, nuk ka gjasa që ju të futeni në intervistën e punës duke qarë. Shanset janë që ju të paraqiteni atje shumë të buzëqeshur.
Periudha të forta të xhelozisë dhe zilisë, kërcënojnë vetëm të bëjnë dëme në marrëdhënien tuaj, sidomos kur veproni sipas këtyre ndjenjave. Ndaj rekomandohet të ndjeni, por të mos veproni sipas tyre. Nëse është nevoja, merrni parasysh t’i shpjegoni ndjenjat tuaja partnerit tuaj romantik, mikut ose anëtarit të familjes. Ndoshta ata mund t’iu ndihmojnë. Por mos u përpiqni që ta bëni këtë bisedë, kur ju konsumojnë nga brenda këto ndjenja shkatërruese. Prisni derisa të ndiheni më të qetë.
Ri-gjejeni vetëbesimin e humbur
Xhelozia shkon shpesh krah për krah me një vetëvlerësim të ulët dhe çështjet e pasigurisë. Nëse nuk e konsideroni veten të denjë për dashurinë ose kujdesin e partnerit tuaj, mikut ose anëtarit të familjes, do të kërkoni vazhdimisht siguri prej tyre.
Por sjellja si një person në nevojë mund ta prishë marrëdhënien tuaj, dhe të ndjerit i denjë për dashurinë ose kujdesin e njerëzve të tjerë, vetëm kur ata ju tregojnë se ju duan ose kur kujdesen qartazi për ju, nuk është një mënyrë e shëndetshme për të jetuar. Ndaj duhet të bëni shumë punë me veten për të rifituar vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tuaj. Nëse nuk mund ta bëni dot vetë, atëherë kërkoni ndihmë profesionale.
Zbutini tendencat tuaja narciziste
Ndërsa prirja ndaj xhelozisë është e lidhur me një vetëvlerësim të ulët, tendenca për të qenë ziliqar është e lidhur me narcisizmin. Sa më të larta të jenë nivelet tuaja të narcisizmit, aq më të shumë do të ndiheni se meritoni një vëmendje dhe admirim të madh nga ana e njerëzve që keni përreth.
Nëse një narcizist nuk merr vëmendjen që ai beson se e meriton, ai është shumë i prirur të reagoj me zemërim si mënyrë për të fshehur për zilinë e tij. Një lëndim narcisit, sinjalizon se narcizisti ndihet thellësisht jokomod, kur nuk merr vëmendjen e plotë dhe admirimin e të tjerëve.
“Psychology Today”