Adele zbuloi se gjatë karantinës konsumonte 4 shishe verë në ditë :)

Ajo tha, sipas Daily Star, “Më kujtohet sa shkonte ora 11 e mëngjesit, unë filloja ritualin me shishet e verës, siç mund të kenë bërë shumë prej jush në fakt."

“Supozohes se në vitin 2020 do publikoja albumin tim. Por ne të gjithë ishim në shtëpi thjesht të dehur,” shtoi këngëtarja.

Adele i tregoi më parë për Oprah Winfrey se si e ndaloi së piri pasi babai i saj, Mark Evans, vdiq nga kanceri në zorrë në maj të 2021-it.

Ajo gjithashtu u divorcua nga Simon Konecki po atë vit.

Krijuesja e hitit "Someone Like You", udhëtimi i së cilës për humbjen e peshës u bë titujt kryesorë pasi humbi rreth 40kg, kujtoi vendimin e saj për t'u bërë më e shëndetshme:

"Sapo kuptova se kisha shumë punë për të bërë me veten time, ndalova së piri dhe fillova të stërvitem shumë… për të më mbajtur disi të përqendruar.”