Mbrëmjen e sotme vendi është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë. Një konflikt mes dy personave në Kavajë i ka marrë jetën dy 43-vjeçarëve.

Altin Rexha alias Sali Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa nga Kavaja janë dy viktimat. Në rrethana të cilët mbeten ende për t’u sqaruar, në konflikt e sipër Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën. Ky i fundit është përgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri Gosën.

Për pasojë të dy kanë mbetur të vrarë.
Ngjarja mësohet se nisi në ambientet e këtij lokali, që ndodhet në vendin e quajtur kryqëzimi i valutës.

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, tha policia në një informacion paraprak për mediat.