Ish-burri i Emily Ratajkowski, Sebastian Bear-McClard, po akuzohet për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme me vajza të mitura.

Një vajzë e re, e cila tani është 24 vjeçe, pohoi në një ekspoze të publikuar nga Variety të mërkurën se producenti i filmit e kontaktoi atë kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe përmes Instagramit.

Më pas ata dyshohet se u takuan në New York City dhe takimi rezultoi për një rol të vogël në filmin e tij "Good Time." Gruaja e paidentifikuar tha se kur mbërriti në xhirime, ajo priste të filmonte me yllin e filmit, Robert Pattinson por në vend të kësaj xhiroi një skenë nudo me një "aktor që ishte liruar së fundmi nga burgu".

Në një deklaratë të marrë nga Variety, ajo thotë u ndje "shumë e habitur" dhe "e tmerruar".

"Shqetësimi im u përkeqësua vetëm kur nga askund, një aktor më pëshpëriti në vesh nëse 'ai mund ta fuste brenda' ndërsa kamerat rrotulloheshin. Thashë ‘jo’”, pretendoi më tej ajo. Menjëherë pas incidentit të xhirimit, e reja dyshohet se filloi të bënte seks me Bear-McClard, sipas raportit të Variety, dhe ata dyshohet se vazhduan një marrëdhënie konsensuale. Mosha ligjore e kryerjes së raporteve seksuale në shtetin e New York është 17 vjeç.