Futbollisti James McClean ka zbuluar se ai është diagnostikuar me autizëm, duke thënë se ai po e ndan këtë si një mbështetje për vajzën e tij, e cila gjithashtu është me çrregullime të spektrit autik.
“Siç e dini të gjithë, vajza ime Willow-Ivy është autike”,- shkroi 33-vjeçari i skuadrës ndërkombëtare të Republikës së Irlandës në faqen e tij në Instagram të martën.
“Katër vitet e fundit më kanë ndryshuar jetën në mënyrën më të mahnitshme, por ishin edhe shumë të vështira nganjëherë, pasi e shikoj atë të kapërcejë kaq shumë pengesa në jetën e saj dhe të mësojë se si të menaxhojë sfidat me të cilat përballet në baza ditore,” tha ai.
McClean, shtoi se sa më shumë ai dhe gruaja e tij mësonin për autizmin e vajzës së tyre, aq më shumë ai njihte disa nga tiparet e tij në vetvete dhe kështu vendosi të bënte një vlerësim të çrregullimit të spektrit autik.
"Ka qenë paksa një dilemë, por duke pasur një diagnozë, ndjej se është koha ta ndaj atë," tha ai.
"Kam debatuar për një kohë që do të dal publikisht për ta ndarë këtë, pasi e kam bërë këtë për Willow-Ivy, për t'i bërë të ditur se e kuptoj dhe se të qenit autik nuk duhet ta pengojë kurrë të arrijë qëllimet dhe ëndrrat e saj."
Rreth një në 100 fëmijë ka autizëm në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila vëren se termi përdoret për të përshkruar "një grup të larmishëm kushtesh që lidhen me zhvillimin e trurit" të cilat karakterizohen "nga njëfarë shkalle vështirësie me ndërveprimin social. dhe komunikimi.”