Këngëtarja e njohur Lana Del Rey thuhet se është fejuar me menaxherin e muzikës dhe muzikantin Evan Winiker. Sipas mediave të huaja ajo e ka mbajtur të fshehtë romancën e saj me Winiker. 

Dyshja, të cilët thuhet se janë në lidhje prej disa muajsh, janë parë së bashku vetëm disa herë. 

Këngëtarja ndezi thashethemet e fejesës pasi u pa duke mbajtur një unazë të madhe diamanti në eventin e "Billboard Women in Music". 

Winiker kujdeset për talentet muzikor duke përfshirë Disco Biscuits, MAX dhe Daya. 40-vjeçari më parë ka qenë në një grup të quajtur “Steel Train” me kantautorin dhe producentin Jack Antonoff. 

Antonoff ka punuar ngushtë me Del Rey në disa nga projektet e saj, duke përfshirë albumin e saj të vitit 2019, “Norman F–king Rockwell”, albumin e saj të vitit 2021, “Chemtrails Over the Country Club” dhe projektin e saj më të fundit, të publikuar më 24 mars. 

Para romancës së saj të përfolur me Winiker, Lana ishte e lidhur me muzikantin Jack Donaghue. Më herët, Del Rey ishte në një lidhje me këngëtarin Clayton Johnson, pasi u njohën në një aplikacion takimesh në vitin 2020. 

Del Rey ishte e lidhur edhe me kantautorin skocez Barrie-James O’Neill, me të cilin ajo u takua nga viti 2011 deri në vitin 2014. 

Artistja më pas u takua me fotografin italian Francesco Carrozzini nga viti 2014 deri në 2015 para se të shijonte një romancë të shkurtër me reperin G-Eazy në 2017. 

Ajo gjithashtu ishte në lidhje me Sean “Sticks” Larkin për disa muaj.