Gjatë javës, ndodh që rutina jonë e make up-it të ndryshojë. Në mëngjes, preferojmë të rrim 10 minuta më tepër në shtrat, sesa të zgjohemi herët, duke mos na ineteresuar fare pjesa se si mund të dukemi gjatë ditës. (Por pasi shikon veten ne pasqyrë, bëhesh pishman që pse nuk u zgjove me shpejt.)

Nëse nuk ke ndërmend të harxhosh gjysmë ore kohë para pasqyrës çdo mëngjes, këto janë grimet më të thjeshta dhe më inn këtë sezon.

1. Shkëlqe si në vitet 2000'

Të gjithë mund ta vëm re ringjalljen e kësaj tendence bukurie. Nuancat pastel, shkëlqimi - është përsosmëri.

2. Penel 'i mprehtë'

Duhet pak kohë për të perfeksionuar 'artin e penelit', por kur e arrin mund të quhesh një heroin e pamjes tënde. Këshilla kryesore: Mendoj se një penel me majë të vogël është mjeti më i lehtë për fillestarët si unë.

3. Buzët me nuancë të kuqe

Në fund të fundit, çfarë e përshkruan më mirë një grim se buzët me nuancë të kuqe?!

4. Qerpikë dhe vetulla të kuruara

Pa lagështi dhe nxehtësi, kjo është periudha më e mirë për qerpikë extansion, apo për vetulla të lyera.

5. Buzë të buta

Buzët e thata dhe të plasaritura janë ato që na shoqërojnë në mëngjeset e ftohta. Mbajtja e buzëkuqëve pigmentues çdo ditë mund ta përkeqësojë problemin. Zgjidhni lip balm, që kanë përmbajtje ushqyese dhe ndihmojnë për të patur buzë të buta.