
Noizy ka dëshmuar se di të bëjë diferencën kur flasim për risi. Dhe një gjetje tejet e veçantë është edhe lançimi i albumit të tij.
Sikurse të gjithë po presim prej muajsh nesër ai publikon albumin "Alpha". E me këtë rast, artisti ka përgatitur diçka madhështore për mbrëmjen e sotme.
Ai iu ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve të të shkojnë në sheshin “Nënë Tereza” dhe të parkohen në një mënyrë të veçantë.
Reperi tha se ka marrë leje për këtë gjë ku në mes do të vendoset edhe një skenë për t’i dëgjuar më pas të gjitha këngët e albumit për një orë rresht.
Evenimenti do ndodhë në 22:00 dhe vetë Noizy ka thënë se do vijë në këmbë. Mezi po presim.
"Neser ora 22:00 në Sheshin NeneTereza ju dua gjithve te sillni mjetet me te bukura te Shqiperise dhe ti parkojm në kte menyre merrni shoqerine me vete cuna goca dhe sebashku do ta degjojm albumin nga fillimi deri ne fund para se te publikohet qe do te zgjase 1 ore fiks. Bashkia Tiranes bashk me @kuadr_events na mundesoj sheshin dhe nje super sken me super zerim per qefin tone. Neser mos harroni qe muzika ja nis në oren 22:00 fiks, Kshuqe atje duhet te jemi pak me heret te behemi gati."- shkruante ai në postim mbrëmjen e djeshme.
View this post on Instagram
