Udhëheqësi shpirtëror, Dalai Lama ka kërkuar falje pas pamjeve virale, kur ai puth në buzë një djalë të mitur dhe më pas tenton edhe me gjuhë.Z
Zëdhënësit e Dalai Lama thanë se ai donte t'i kërkonte falje fëmijës dhe familjes "për lëndimin që mund të kenë shkaktuar veprimet e tij".
"Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe para kamerave. I vjen keq për incidentin."
Pamjet kanë ngjallur kritika të shumta, nga shumë përdorues të mediave sociale që thonë se ishte e papërshtatshme dhe shqetësuese.
Incidenti duket se ka ndodhur në tempullin e Dalai Lamës në Dharamshala më 28 shkurt. Ai kishte bashkëvepruar me rreth 120 studentë të cilët kishin përfunduar një program trajnimi aftësish të organizuar nga Fondacioni M3M, krahu filantropik i kompanisë së pasurive të paluajtshme M3M Group..
View this post on Instagram
Në videon e cila ka qarkulluar në internet, shihet djali duke pyetur nëse mund të përqafojë Dalai Lamën. Udhëheqësi i bën shenjë faqes, duke i thënë "së pari këtu" dhe djali e puth faqen dhe e përqafon.
Më pas, teksa mban djalin për dore, Dalai Lama i bën me lëvizje buzët dhe i thotë "Unë mendoj edhe këtu", dhe e puth djalin në buzë.
Më pas udhëheqësi vendos ballin e tij me atë të djalit, përpara se ta nxjerrë gjuhën duke thënë "dhe ma thith gjuhën". Ndërsa disa njerëz qeshin, djali nxjerr gjuhën përpara se të tërhiqet pak, ashtu si edhe Dalai Lama.
Më pas ka më shumë përqafime, ndërsa udhëheqësi shpirtëror i flet djalit edhe për pak kohë, duke i thënë atij të shikojë "qeniet njerëzore të mira që krijojnë paqe dhe lumturi".
Dalai Lama është një prej promovuesve më të njohur të budizmit në botë.