Fifi është në ditët e fundit të shtatzënisë. Ajo ka zbuluar në mediat sociale se e ndajnë edhe pak ditë nga ardhja në jetë e djalit të saj, të cilin ka vendosur ta mirëpresë në SHBA.
E duke shfrytëzuar kohën e lirë që ka këto ditë ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram të cilëve u ka dhënë mundësinë ta pyesin rreth kurioziteteve të tyre.
Dhe sigurisht nuk kanë munguar pyetjet për bebushin. E pyetur nëse e ka zgjedhur emrin e tij, artistja është përgjigjur me ‘Po’ por nuk e ka zbuluar emrin.
E për të shuar kuriozitetin e vajzave, këngëtarja ka zbuluar se ka shtuar 14 kilogramë nga pritja e ëmbël.
Sakaq, ajo ka treguar se në muajin e fundit të shtatzënisë ndihet e lodhur, por shton se harron gjithçka pasi e di që ‘po sjell në djalë në tokë’.
Duke u ndalur te lindja Fifi tregoi se ka frikë sepse është shtatzënia e saj e parë. “Sado që dukem e fortë dhe burrneshë, përpara kësaj situate u dorëzonkam”.-shkruan ajo.
Ndjekësit e kanë pyetur edhe për dasmën, për të cilën Fifi tha se dëshiron që të vishet me fustan të bardhë si çdo vajzë. Por, shkruan se nuk e bën një letër martesën dhe nuk e vendos as jetën. “Normalisht që dua të martohem, por jo domosdo. Unë dhe Adisi respektojmë njëri-tjetrin, e kuptojmë, e dëgjojmë, e bisedojmë çdo gjë bashkë. E kemi gjetur gjuhën e dashurisë dhe mirëkuptimit që është shumë më e rëndësishme se një nënshkrim në komunë a bashki.”-sqaron Fifi.