Sabiani duket se ka rezerva ndaj produksionit lidhur me si e kanë trajtuar vajzën e tij, Keisin. 

Ai ka reaguar në mediat sociale pas eleminimit të saj duke shkruar se ia bënë jetën telenovelë. Këngëtari shton më tej se nuk beson se ishin votat e publikut ato që e nxorën jashtë Keisin, por thotë se është i lumtur që ajo ka shkuar në shtëpi. 

E nxorrët ëngjellin tim pasi iu bë jeta telenovelë. S’besoj se e ka nxjerrë publiku. Gjithsesi jam i lumtur që mu kthye në shtëpi”, shkroi Sabiani. 

Para disa ditësh, në një reagim ai shkruante se "bespremat" duan të marrin vëmendje prej Keisit. 

"Zemra e babit, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje. Kësaj radhe nuk futem më aty, të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi, je gjëja më e shtrenjtë e babit."- shkruante ai.