Historia që na thërret në reflektim: Skermistja refuzon të vijojë garën pasi kundërshtarja u dëmtua, i jep asaj fitoren

Morali në shoqërinë e sotme, dikur do të ishte quajtur “fryma e kohës”, e konsideron etikën një koncept abstrakt, i cili jeton në librat e filozofëve shumë më tepër se në jetën reale, që dominohet nga cinizmi dhe përfitimet personale. E ata që nuk flasin ndoshta tregohen më të sinqertë pasi jeta është një konkurrencë e pamëshirshme, suksesi është gjithçka dhe humbja të kthen në asgjë.

Por, ja që ndodh që, gjatë finales së një turneu të skermës, Gaia Traditi ndrydh kyçin e këmbës dhe nuk mund të vazhdojë më garën. Finalistja tjetër Emilia Rossatti, kishte 3 pikë më pak, por kishin mbetur edhe 17 sekonda, të mjaftueshme për t’i rimarrë ndaj një kundërshtari të pafuqishëm. Por, në vend që të vazhdojë garën, Emilia tërhiqet dhe pret sinjalin e arbitrit për t'i dhënë fitoren Gaias me një përqafim të përlotur nga të dyja.

Me pak fjalë, Emilia e ka hequr etikën nga librat dhe e ka mishëruar atë në një gjest me rëndësi revolucionare: suksesi me çdo kusht nuk është gjithçka dhe një padrejtësi ndaj vetes mund të japë ndjesi më të mira sesa padrejtësia ndaj dikujt tjetër, duke qenë se fitorja përkëdhel vetëm egon, ndërsa heqja dorë në emër të një vlere morale kënaq diçka më të thellë – ndërgjegjen? shpirti? - për të cilën shumë venë në dyshim ekzistencën, por që të gjithë ruajnë të paktën kujtesën. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Che Palle! (@chepalleblog)

*Skermë: Lloj sporti, në të cilin bëhen ushtrime dhe ndeshje me shpata të posaçme për të mësuar përdorimin me shkathtësi të armëve të bardha.